Caktohen drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Shkodër dhe Fier. Burime nga selia e PD, bënë të ditur se Helidon Bushati do të jetë drejtues politik i Partisë Demokratike në Shkodër për fushatën zgjedhore të 25 prillit.
Ndërkaq në Fier është vendosur që të jetë përfaqësues politik, Enkelejd Alibeaj.
Përfaqësuesit politik do të jenë dhe udhëheqësit e listave për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Prezantimi i Helidon Bushatit do të bëhet pasditen e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
Pritet që ditët në vijim, PD të caktojë drejtuesit politikë edhe për 11 qarqet e tjera të vendit.
Drejtuesit politikë do të udhëheqin fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Helidon Bushati është ish-deputet i PD. Në zgjedhjet e 2017, ai pranoi të largohej nga lista e Shkodrës, në një vend të sigurtë, për t’i hapur rrugën përfaqësimit të Vaut të Dejës.
Ky gjest u vlerësua shumë në atë kohë.
Më pas, Bushati u zgjodh anëtar i Autoritetit të Konkurrencës, detyrë që e ushtron deri më sot.
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: startnews.news/2020/12/22/ja-kush-jane-drejtuesit-politik-te-pd-se-ne-shkoder-dhe-fier/ […]
Comments are closed.