BallinaKronikeVrasja e Xhulio Prelës/Flet vjehrri i Nikoll Shernikut: Natën që ka ndodhur...

Vrasja e Xhulio Prelës/Flet vjehrri i Nikoll Shernikut: Natën që ka ndodhur ngjarja ka qenë në…

Ka folur vjehrri i Nikoll Sherrnikut, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, i cili është vetëdorëzuar në polici.

Astrit Gjoka ka deklaruar për “Report Tv” se natën që ka ndodhur ngjarja, Sherrniku ka qenë në shtëpinë e tij.

“Nikolla është i fejuari i vajzës time dhe ka katër vite që është fejuar me të. Për akuzën që ngrihet ndaj tij deklaroj me bindje të plotë se atë natë ka qenë në shtëpinë time edhe është ngritur në 9 të mëngjesit dhe ka shkuar në shtëpi se me datën  5 kishte ditëlindjen. Jemi organizuar si familjar dhe kemi shkuar në shtëpinë e tij. Natën e ngjarjes ka qenë në shtëpinë time.

Ai ka ndenjur ca kohë në Itali ku ka punuar si mekanik, më pas ka ardhur këtu dhe është marrë duke rregulluar ndonjë gjë. Në dijeninë time ai s’ka lidhje ka qenë në shtëpinë time. Këtë e kam deklaruar dhe në polici”, tha ai.

I vjehrri shton se sipas tij Sherrniku është arrestuar pa asnjë lloj fakti.

“Me datën 4 ka qenë në shtëpinë time, në mëngjes më datën 5 ka shkuar në shtëpinë e tij. Kjo mund të faktohet krejt rehat. Ka në sisteme se ai s’ka pasur mjet në shtëpinë e tij. Unë se njoh personin tjetër dhe as ai.

Se kam pasur problemet e mia. Bile dhe e kam ndihmuar për kushtet e vështira që ka pasur. Unë e kam ndihmuar. Është njeri hallexhi, mos hyni në akuza të pa baza.  Është arrestuar pa asnjë lloj fakti. Në dijeninë time se di që është shpallur në kërkim njëherë”, shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular