BallinaShow BizzÇfarë historie fshihet pas unazës me diamant të Ariana Grandes

Çfarë historie fshihet pas unazës me diamant të Ariana Grandes

Ariana Grande surprizoi mbrëmjen e 20 dhjetorit gjithë botën me lajmin e saj të fejesës. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në Instagram ku shihej së bashku me Dalton Gomez, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza super WOW prej diamanti. Unaza kishte përveç diamantit edhe një perlë të bardhë të bashkangjitur teksa rrethi duket të jetë ar. Ekspertët kanë nisur të analizojnë unazën e Grande-s dhe mendohet se diamanti në formë ovale është 5 karat dhe mund të kushtojë rreth 200 mijë – 250 mijë dollarë. Ndërsa fansat mendojnë se perla duhet të jetë e njëjta që këngëtarja ka marrë nga gjyshja e saj, sepse ngjason shumë me të.

Argjendari i unazës së fejesës Jack Solow ka treguar historinë se si Gomez zgjodhi unazën e përsosur për nusen e tij të ardhshme në një intervistë ekskluzive me E! News.

Sipas Solow, unaza e fejesës për këngëtaren e “Thank you, next” – e cila përfshin një diamant në formë ovale të vendosur pranë një perle – ishte planifikuar pesë deri në gjashtë javë para se Gomez t’i bënte pyetjen e madhe, pasi “u desh pak kohë për të gjetur atë diamant shumë të veçantë”.

“Dalton ishte i përfshirë në çdo hap të procesit të përzgjedhjes përmes FaceTime dhe Zoom pasi ai ishte në bregun perëndimor dhe unë isha këtu në zyrën time në New York. Ai ishte shumë, shumë specifik për atë që dëshironte”, tha Solow. “Ai kishte ide të qarta se si dëshironte që kjo të dukej, një lloj mënyre bashkëkohore. Ishte ideja e tij për të bërë diamantin në një kënd dhe ai më tha se ne duhej të vendosnim një perlë, sepse është shumë i veçantë, perla ka një domethënie shumë të veçantë për Arianën. Ai donte ta përfshinte atë në unazë “.

Perla është dhurata e lindjes që ka marrë Grande, dhe në fillim të kësaj jave, fansat rihodhën sytë nga një status në Tetor 2014 në të cilën artistja tha se gjyshja e saj i bëri një unazë asaj nga një buton i gjyshit të saj. “Ajo thotë se ai i tha asaj në një ëndërr se do të më mbronte,” shkroi Grande në Twitter. Solow nuk mund të konfirmojë nëse margaritari është dhurta e gjyshes apo jo.

Sa i përket diamantit, ka një arsye që Gomez kërkoi këtë pamje specifike.

“Ovali është një formë shumë e bukur. Dizajni i tij ishte i tillë që një ovale në anën më të gjatë u zhvendos bukur duke vendosur gurin në njëanshmëri dhe duke shtuar perlën e vendosur anash saj,” tha ai. “Dalton me të vërtetë është shumë i orientuar drejt dizajnit. Të gjithë elementët dhe detajet janë kontributi i tij.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular