BallinaRajoniDaçiç sulmon Vjosa Osmanin: Eshtë 10 herë më e zezë sesa Vlora...

Daçiç sulmon Vjosa Osmanin: Eshtë 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku, del kundër për çdo gjë kur…

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka sulmuar presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani dhe ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

I ftuar në programin e mëngjesit në TV Happy, Daçiç tha se Osmani është për çdo gjë kundër.

“Kemi në Kosovë Vjosa Osmanin që për çdo gjë është kundër kur bëhet fjalë për Serbinë”, tha Daçiç, teksa moderatorët e emisionit ia kujtuan përplasjet e tij edhe me ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, gjatë seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Vjosa është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku”, tha Daçiç.

Ky i fundit u shpreh gjithashtu se pret që serbët të dalin edhe më të fortë dhe më të bashkuar nga zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular