BallinaEkonomiDefektet e faturimit elektronik/“Administrata tatimore s’mban përgjegjësi për humbjen e dokumenteve”

Defektet e faturimit elektronik/“Administrata tatimore s’mban përgjegjësi për humbjen e dokumenteve”

“Fiskalizimi ose faturimi elektronik nis fazën e parë të zbatimit më 1 janar 2021 për të gjitha bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin. Tatimet kanë publikuar termat dhe kushtet e platformës qendrore ku administrata tatimore zhvishet nga përgjegjësitë, të cilat i kalojnë plotësisht përdoruesit.”

Bëhet fjalë për pikën 10 të udhëzimit, ku theksohet se tatimet në asnjë rast nuk mbajnë përgjegjësi për humbjet, gabimet apo ndryshimet në dokumentet që ngarkohen në sistem.

Për ekspertin kontabël Artur Papajani, kjo shkon përtej Tatimeve, pasi udhëzimi është lëshuar nga Financat në 2014-ën për sistemin e-tax. Ky akt administrativ shton ai duhet të zhbëhet dhe tatimet duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë që procesi të zbatohet siç duhet.

 “Shkon përtej administratës tatimore. Është një akt administrative i Financave i vitit 2014. Janë financat që duhet të reagojnë dhe të zhbëjnë këtë nen i cili duhet të përmbyset. Kjo pasi Tatimet duhet të mbajnë përgjegjësi për humbjet, për saktësinë e informacionit dhe dokumenteve, gabimet e konstatuara në to e po ashtu edhe për aksesin në platformë. Për më tepër duhet të mbajë përgjegjësi edhe për zbatimin e kësaj  reforme” tha Artur Papajani, ekspert kontabël.

Sipas Papajanit, përvec kostove shtesë që kapërcejnë 500 euro për subjekt, procesi do të shoqërohet edhe me një ngarkesë të shtuar për tatimet. Në kushte të tilla, ai propozon një tjetër shtyrje të reformës për t’i dhënë frymëmarrje edhe biznesit të prekur rëndë nga kriza.

 “Janë rreth 5 milionë fatura që do të gjenerohen minimalisht kur të nisë edhe faza e dytë në korrik. Pra do të rëndohet më tej Administrata e cila edhe aktualisht ka ngarkesë nga e-tax. Ky proces mund të shtyhej dhe kjo është gjeja më e mirë që mund të bëjë qeveria pasi kjo do të përkthehet në kosto, sidomos në këtë kohë krize kur bizneset janë në vështirësi. Pasi çdo proces i ri shoqërohet me kosto. Mendoj se mund të shkojnë mbi 500 euro për subjekt në fazën fillestare”, tha Papajani.

Reforma e fiskalizimit do të aplikohet fillimisht nga 7600 subjekte, për të vijuar me fazën e dytë nga data 1 korrik 2021 për lëshimin e faturave ndërmjet tatimpaguesve si dhe fazën e fundit biznes – konsumator.

Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular