BallinaKronikeDyshohet se dogji pemën para Kryeministrisë, arrestohet 22-vjeçari

Dyshohet se dogji pemën para Kryeministrisë, arrestohet 22-vjeçari

Arrestohet një 22-vjeçar i dyshuar si autor i zjarrvënies së pemës para Kryeministrisë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se i riu Odise Xhelali është arrestuar nga forcat e policisë të Komisariatit numër 1, i cili dyshohet se në protestën e 9 dhjetorit dogji pemën para Kryeministrisë.

foto galeri

foto galeri

 

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular