BallinaAktualitetE trishtë! Koronavirusi i merr jetën gazetarit të njohur

E trishtë! Koronavirusi i merr jetën gazetarit të njohur

Gazetari i mirënjohur i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave lokale Lek Plani ka ndërruar jetë sot, ndërkohë që prej disa ditësh ai ishte infektuar me covid. Ka qenë miku i tij Gasper Marku i cili ka ndarë lajmin e trishtë, ndërsa shkruan se gazetari ndërroi jetë në Tiranë.

“Lajm tronditës! Sapo më njoftuan, se gazetari i mirënjohur i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche Welle në shqip, si dhe i mediave lokale Lek Plani, ndërroi jetë në Tiranë. Për orarin e ceremonisë së varrimit do të njoftohet në një moment të dytë.
Ngushëllime familjes “Plani”, pushofsh më paqe, kolegu, shoku, miku ynë i mirë, Leka!”

Ministria e Shëndetësisë raportohen se gjatë 24 orëve të fundit 6 persona kanë humbur jetën nga COVID, ndërsa janë regjistruar 503 raste të reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular