BallinaAktualitetEMRI/ Meta dekreton anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese

EMRI/ Meta dekreton anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese

spot_img
spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Ai është Përparim Kalo, jurist I njohur.

Ndërkohë që vetëm ditën e djeshme u dekretua edhe emri i Altin Binaj, emra të cilët e bëjnë tashmë Gjykatën Kushtetuese, të formuar brenda afatit të 31 dhjetorit që ishte edhe një nga kushtet e vendosura nga Ambasada Amerikane

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka administruar sot nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 59, datë 23.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, e rishpallur në datën 27.09.2019 dhe e rishpallur për herë të tretë në datën 24.09.2020, me renditjen e kandidatëve si më poshtë:

1)   Përparim Kalo       90.29 Pikë

2)   Aleksandër Toma   75.57 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur që:

–     Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular