BallinaKronikeNë kërkim për trafik droge, ekstradohen drejt Italisë dy shqiptarët

Në kërkim për trafik droge, ekstradohen drejt Italisë dy shqiptarët

Dy persona kanë rënë në pranga, me qëllim ekstradimi në Itali.

Policia e Shtetit bënë me dije se nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës. Shtetasi me inicialet F. T., ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular