BallinaKulture“Një vaksinë kundër mërzisë”/ Elton Deda analizon këngët e festivalit, vërejtjet e...

“Një vaksinë kundër mërzisë”/ Elton Deda analizon këngët e festivalit, vërejtjet e vlerësimet për këngëtarët

spot_img
spot_img

Mbrëmjen e djeshme është mbyllur nata e dytë e festivalit të 59 në RTSH. Në natën finale që do të zhvillohet sot më 23 dhjetor kanë kaluar 18 finalistë.

Në lidhje me festivalin ka reaguar dhe kantautori e këngëtari Elton Deda, i cili përveç vlerësimeve për këngëtarët e dy netëve ka edhe disa kritika. Me anë të një statusi në rrjetet sociale këngëtari shkruan se e di që nuk është personi me i përshtatshëm për të dhënë mend, ka plot të tjerë më të mirë, por e ndjeu si dëshirë që t’i komentojë shumë shkurt, ashtu siç ia ndjen zemra dhe si ia thotë mendja e tij. Ai shton më tej se të gjitha janë të lirë të komentojnë lirisht, sigurisht duke ruajtur etiken dhe natyrisht pa ofendime, pasi sipas tij muzika nuk fyen askënd mbrapsht

Statusi i plotë

Nje vaksine…kunder merzise…

Me nje super shije te mire, nga kenget qe degjova dhe nga artistet qe kenduan dua te ndaj me ju nje kritike modeste per ate qe degjova dhe pashe ne naten e dyte ( unplugged) te Festivalit te 59 ne RTSH. Dua te cek qe kjo kritike eshte e motivuar nga pozitiviteti qe duam apo s’duam ne, kemi aq shume nevoje ne kete periudhe te erret te njerezimit. Pavaresisht se jemi te vegjel, krahasuar me boten, mua sot keta artiste mu duken shume te medhenj. Duke lene menjane bazat instrumentale, jam perqendruar me teper te krijimtaria dhe vecantia e sejcilit prej ketyre artisteve. I kam renditur ashtu si performuan, sipas renditjes duke i shkruajtur shpejt e shpejt dhe pa redaktim. Une e di qe nuk jam personi me i pershtatshem per te dhene mend, ka plot te tjere me te mire, por e ndjeva si deshire qe ti komentoja shume shkurt, ashtu sic ma ndjen zemra dhe si ma thote mendja. Mund te komentoni lirisht, sigurisht duke ruajtur etiken dhe natyrisht pa ofendime, pasi mendoj qe muzika nuk fyen askend mbrapsht.

Me nje super shije te mire, nga kenget qe degjova dhe nga artistet qe kenduan dua te ndaj me ju nje kritike modeste per ate qe degjova dhe pashe ne naten e dyte ( unplugged) te Festivalit te 59 ne RTSH. Dua te cek qe kjo kritike eshte e motivuar nga pozitiviteti qe duam apo s’duam ne, kemi aq shume nevoje ne kete periudhe te erret te njerezimit. Pavaresisht se jemi te vegjel, krahasuar me boten, mua sot keta artiste mu duken shume te medhenj. Duke lene menjane bazat instrumentale, jam perqendruar me teper te krijimtaria dhe vecantia e sejcilit prej ketyre artisteve. I kam renditur ashtu si performuan, sipas renditjes duke i shkruajtur shpejt e shpejt dhe pa redaktim. Une e di qe nuk jam personi me i pershtatshem per te dhene mend, ka plot te tjere me te mire, por e ndjeva si deshire qe ti komentoja shume shkurt, ashtu sic ma ndjen zemra dhe si ma thote mendja. Mund te komentoni lirisht, sigurisht duke ruajtur etiken dhe natyrisht pa ofendime, pasi mendoj qe muzika nuk fyen askend mbrapsht.

Florenti : Lajtmotivi me analog synth duhet te jete me i rralle. Vocali i shkelqyer. Kenga nje indie e vecante dhe ideja e realizimit shume e mire.

Stefan Marena: Kenge me shume stil.
Thjesht, paster, bukur. Problemi eshte qe mbetet ne vend dhe nuk zhvillohet. E bukur per radio.

Wendi Mancaku: Do kisha deshire qe ne refren tempi te ishte dyfish. Nuk e diskutoj vokalin e saj qe eshte krejt i bukur dhe shume soul. Por duhej te ishte stilizuar me mire, me bukur. Melankolike. Me pelqen shume Wendy.

Viktor Tahiraj: Emocionuese. E thjeshte dhe me shpirt. E pershtatur bukur. Vokali i kengetarit duhet te jete me lart se backvocals e dominojne. Por me rendesi eshte qe Viktori reflekton thellesine e detit Jon dhe e sjell kaq kendshem.

Sardi Struga: Performance shume interesante. Ngjirjet e zerit jane aty ku duhen dhe harmonia disonante perziere me konsonanten eshte gjetje. Kengetari nuk sforcohet me thene mesazhin e tij. Ka shume emocion. Per mua, teper e vecante. Bravo djali.

Gigliola: Spaciale. 4 akorde qe ecin perpara me shume gjendje. Sfide e vertete te ruash intonacionin ne ate te ftohte aty. Pershtatja e unplugged per mendimin tim duhej te ishte ndryshe. Por, kenga rri veç nga te tjerat deri tani per stilin e saj.

Kastro Zizo: Fatkeqesisht e paqelluar me variantin unplugged. E palidhur dhe perfundimisht duhet degjuar vetem me backintracks te studios. Sorry, my friend.

Agim Poshka: Motiv i bukur arberesh. Do hiqja pak turqizma te vogla dhe do sillja me baritore. Por ne pergjithesi nje Agim qe nuk e kemi pare me perpara. Shume me i pjekur.

Evi Reci: Nje personazh i dashur dhe inteligjent. Jam i surprizuar me intonacionin e saj. Dicka e ngrohte, boheme dhe pa shtirje. Gjithsesi, vokalisht nuk realizohet ideja deri ne fund. Por….me la shije shume te mire

Mirud: Ballkanase tipike. Dicka qe ngjit menjehere ne kujtesen shqiptare. Ka elemente moderne dhe melankolia nuk e mbyt optimizmin. Ne ate te ftohte i lejohen disa rreshkitje te notat lart. Pershtatje e bukur ne versionin me pak instrumenta.

Festina Mejzini: Nje vokalet me te mira ne Festival. Per mua versioni unplugged eshte akoma me i mire nga versioni elektrik. Festina merr persiper te terheqi kengen ashtu si nje kapiten, ekipin e tij. Ne fund te kenges do preferoja ti hiqja “la-la-te” all ruse dhe ti zevendesoja me dicka tjeter.

Anxhela Peristeri: Ah, kjo si kengetare ska koment. Fantastike! Per mendimin tim modest, disa elemente me motive turke ( arabe) mund te ishin eleminuar. Por duke qene se muzika sot eshte globalizuar shume, nuk me mbetet vec ti them Anxheles “suksese se me kenaqe”!

Erik Lloshi: Edhe une dua ti them jetes “Po”. Nje pershtatje e bukur dhe plot me emocion. Bravo.

Inis Neziri: Kengetare e shkelqyer. Pjesa e dyte e kenges pikerisht aty ku duhej te ishte, me elemente perkusive. Ka drite dhe me duhet te degjoj versionin elektrik qe te them me bindje qe eshte nje kenge qe mund ta degjosh ne udhetim gjithe kenaqesi.

Franc Koruni: Cinike…nje shembull sesi nje lloj reggeaton mund te sillet me shume shije dhe muzike. Super indie-pop perziere me gypsie! E fresket, e realizuar profesionalisht dhe me mesazh. Nje nga te preferuarat e mia ne ket Festival.

Fatos Shabani: Ndoshta kenga me Indie deri tani ne kete Festival. 2 akorde te thjeshta qe bejne te bukuren. E parafytyroj seksionin perkusiv dhe me mendjen time e kuptoj pafund ne udhetim. Pra, ne radio.

Era Rusi: Sensuale..erotike…Era vjen fantastike ne ket version. Pak si flamengo, pak si ballkan, lojera te rrezikshme me aromat…mision i perfunduar me sukses. Per me teper variant i kuruar dhe profesional!

Klint Collaku: Me pelqen shume refreni i kesaj kenge. Ndoshta do pretendoja pak me shume te strofa, pasi ka repeticion akordesh. Por refreni definitivisht eshte nje Hit! Vokalisht, bukur, do preferoja pak me pak teknike e pak me shume shpirt. Por, eshte i ri dhe e ka perpara boten e artit. Te lumte Klint.

Devis Xherahu: Ne stilin e serenates, me nje tekst njerezor, e realizuar bukur. E kenduar nga dikush qe vertet di te kendoje, madje edhe me qiri te fikur. Mbyllja ishte pak enigmatike dhe fyelli mund te kishte kursyer disa nota.

Xhesika Polo: Personalisht do doja ta shihja Xhesiken ne nje kenge shperthyese, rritmike, jo kaq “vangjelis”. Mendoj qe vokali i saj mund te beje cudira. Intonacion perfekt.

Gjergj Kacinari: Mendova se po fillonte “Halleluja”, por na surprizon ky djalosh. Nje kenge me teper e bazuar ne filozofine e fjales. Bukur. E vecante.

Kamela: Kengetarja me e mire e Festivalit! Aty ku “Led Zeppelin” takohen me pop-jazz. Me pelqen shume! Me shmangie harmonike, e orkestruar bukur. Ben diference!

Enxhi Nasufi: Kjo ka lindur per skene. Menyra sesi sillet dhe transmeton, eshte teper natyrale. Fatkeqesisht, kenga eshte teper repetitive, i mungon dicka. Per mua eshte e prere per disco-techno dhe besoj qe ashtu duhet te jete ne versionin origjinal.

Rosela Gjylbegu: Super! Folklori nuk e pengon aspak te vallezoje lirshem neper lugjet dhe rudinat tona mbushur me oksigjen dhe flutura shumengjyreshe. Vjen si nje fllad i embel. Rosela e kendon perfekt. E thjeshte dhe modeste, ashtu si duhet te jete artisti!

Orgesa Zaimi: Puu ca kengetare eshte kjo. Elegante dhe plot siguri. Dhe i ngjisin poezite e Olti Currit qe per hir te se vertetes, jane shume te mira. Ka nje refren, qe pavaresisht duket i degjuar, te ben goxha te varur. E veshur me klas, e kenduar me klas.

P.S. Askush nuk ka perse ndikohet nga keto pershtypje, qellimi im eshte qe te nxis sa me shume afersi te muzikes pa hile dhe pa shashka nje-stinore. I uroj sukses cdo konkurrenti teFestivalit dhe u sugjeroj qe mos ta vrasin mendjen per cmimet…kenga e mire edhe pa cmim, e shperblen te zotin!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular