Një sherr masiv ka ndodhur gjatë ditës në qytetin e Fierit.
Sipas informacionit të policisë një grup adoleshentësh janë përleshur me njëri tjetrin. Por në fakt duke u bazuar në pamjet e publikuara nga Faxneës, sherri ka qenë shumë më I dhunshëm se sa e paraqet komunikata e policisë së Fierit. Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, të rinjtë përplasur me sende të forta, deri duke përdorur edhe çekiç ndaj njëri-tjetrit.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në sheshin e parkimit pas qendrës së qytetit.
I gjithë sherri është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme dhe sipas burimeve nga të rinjtë kanë pasur dhe armë me vete të cilat nuk i kanë përdorur.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve.
Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt.
Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.