Kompozitori Robert Radoja, muzikologu Vasil Tole, poeti Preç Zogaj, tenori Ramë Lahaj, këngëtari Luan Zhegu, kompozitorja Zana Shuteriqi dhe dy anëtarë të tjerë nga RTSH janë juria që gjykon sonte natën finale të festivalit në Radiotelevizionin shqiptar.
Juria është mbajtur sekret deri tani që të mos jetë e ndikueshme, por gazetarja Fatmira Nikolli ka mundur të mësojë për “BalkanWeb” emrat e profesionistëve të muzikës që përzgjedhin këngën me të mirë.
Verdikti i jurisë jepet sonte në orën 23:30 dhe do të jetë drejtpërdrejtë ndërsa pjesa më e madhe është regjistruar për shkak se festivali mbahet jashtë në përpjekje për të respektuar protokollet anticovid, çka ka ndikuar në skenar, te të ftuarit dhe në shumë elemente, edhe pse stafi realizues është përpjekur të ruajë traditën, duke qenë se këngëtarët gjithësesi kanë kënduar live, ndërsa orkestra këtë vit ka munguar.