BallinaAktualitetHyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID/ Boshatiset Tirana, Shqipëria "në gjumë"...

Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID/ Boshatiset Tirana, Shqipëria “në gjumë” prej orës 20:30

Edhe pse është nata e Krishtlindjes, sonte rrugët e Tiranës janë boshatisur më herët se netët e tjera.

Nga sot, (24 dhjetor) ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i lëvizjes, ku prej orës 20:30 – 06:00 të mëngjesit asnjë qytetar nuk lejohet të dalë në rrugë.

Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania. Për baret dhe restorantet do të lejohet vetëm shërbimi në banesë.

Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend .

Pas kësaj date do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese do të gjobiten sipas aktit normativ.

Gjithashtu sot u mbyllën dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u raportuan më shumë persona të shëruar se sa raste të reja me koronavirus. Konkretisht 510 raste raste të reja dhe 8 humbje jete.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular