BallinaAktualitet"Vendi ka rënë në greminë...", Ilir Meta paralajmëron: Beteja e 2 marsit...

“Vendi ka rënë në greminë…”, Ilir Meta paralajmëron: Beteja e 2 marsit nuk ka përfunduar

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se mund të ketë një “2 mars” të dytë, duke iu referuar tubimit që pati thirrur kreu i shtetit kundër qeverisë Rama.

Meta tha se vendi ka rënë në greminë, ndërsa ftoi qytetarët që të mos dorëzohen.

“2 marsi absolutisht nuk është një betejë e lënë në mes. 2 marsi nuk është betejë e Metës. I ftoj shqiptarët që të kuptojnë greminën ku ka rënë shteti, ku janë rrëzuar edhe të drejtat e tyre, në kuptimin kushtetues dhe kjo betejë do të vazhdojë dëri në vendosjen e rendit kushtetues në vend 2 marsi ishte një betejë pë të ndalur pushtimin e Gjykatës Kushteteues, institucionin më të rëndësishëm të shtetit dhe sigurisht edhe ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që nuk ka përfunduar, jo vetëm kaq por ëshë dëmtuar jo pak integriteti kësaj gjykate. Dhe mund të dëmtohet edhe ne të ardhmen, pra është një betejë që mund të vazhdojë edhe në të ardhmen. Vendi është në krizë legjitimiteti, që zgjidhjen finale do e marrë nga sovrani më 25 prill. Vëmendja duke ndalur te 25 prilli, sigurisht përvec pandemisë që është imediate. Pas 25 prillit do të garantohet legjitimiteti i plotë i institucioneve.”, tha Meta në SyriTv.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular