BallinaKronike“Do iu vras të gjithëve”, arrestohet 45-vjeçari që terrorizoi policinë në Elbasan

“Do iu vras të gjithëve”, arrestohet 45-vjeçari që terrorizoi policinë në Elbasan

Është arrestuar ne oret e para te mengjesit te sotem 45-vjeçari Josif Kavaja i cili qelloi dje mbi policine dhe kercenoi “do tju vras të gjithëve”.

Operacioni per kapjen e tij rinisi kete mengjes, ku forcat RENEA nderhyne dhe munden ta neutralizojne 45 vjecarin brenda baneses se tij.

I dyshuari Josif Kavaja, menjëherë pas të shtënave ndaj Policisë, është arratisur dhe bashkë me armën që mbante në dorë ka marrë drejtimin për nga një zonë e pyllëzuar, ku dhe ka humbur gjurmët ditën e enjte.

Ai ishte denoncuar disa herë nga banorët e zonës, pasi qëllonte herë pas here me armë në ajër dhe ata ndjeheshin të rrezikuar. Policia i kishte shkuar në shtëpi për kontroll më herët, por nuk i kishte gjetur armë.

Ndërsa dje, shërbimet e rendit kanë shkuar sërish për kontroll, por kësaj here janë përballur me të shtënat. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar. I dyshuari, mësohet të jetë person me precedentë penal dhe ishte depërtuar pak kohë më parë nga Anglia. Ai jetonte i vetëm në fshatin Seltë, pasi familja e tij ishte shpërngulur nga aty.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular