BallinaKronikeSi u ekzekutua në 2014 nipi i Gjovalin Prendit, të cilit iu...

Si u ekzekutua në 2014 nipi i Gjovalin Prendit, të cilit iu sulmua lokali në Lezhë

Dy të vrarë dhe një i plagosur ishte bilanci i një ekzekutimi me armë të ndodhur në afërsi të urës së Milotit në shkurt të 2014.

Dy vëllezërit Taulant dhe Aurrel Prendi së bashku me Klodian Ndreca, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip “Golf” ku dy persona kanë qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre. Klodjani dhe Taulanti mbetën të vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë Aurrel Prendi.

Sipas policisë pista kryesore e hetimit është se objektivit i atentatit mund të ketë qenë Klodian Ndreca, 28-vjeçari i cili ishte në timon,

Ndërsa dy vëllezërit Prendi, djem halle me Ndrecën, ishin viktima të rastësishme pasi kishin qenë në makinë me Klodianin në momentin e ekzekutimit.

Por nuk përjashtohet pista e hetimit se objektivi mund të jetë ngatërruar dhe objektiv i atentatit mund të ketë qenë ish-pronari i automjetit, shtetasi me iniciale M.P, i cili dyshohet se ka precedente penalë në Itali./Shqiptarja

Si u ekzekutua në 2014 nipi i Gjovalin Prendit, të cilit iu sulmua

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular