BallinaKronikeShkon për t’i surprizuar, por i bën gjëmën, 18 të moshuar humbin...

Shkon për t’i surprizuar, por i bën gjëmën, 18 të moshuar humbin jetën, pas vizitës së ‘Santa Claus’ në azil

18 të moshuar kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në një azil në Belgjikë, pasi ‘Santa Claus’ që i vizitoi në fillim të dhjetorit, më vonë doli pozitiv me virusin e rrezikshëm.

Burri shkoi te shtëpia e të moshuarve me dhurata, për t’i surprizuar, por pak ditë më vonë u sëmur dhe rezultoi i infektuar.

Numri i të vdekurve në shtëpinë e kujdesit Hemelrijck, në Mol është rritur gjatë gjithë muajit.

Pesë persona të tjerë vdiqën në prag të Krishtlindjeve dhe ditën e Krishtlindjeve, duke e çuar numrin e viktimave në 18.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular