BallinaKryesoreVIDEO/ Granit Xhaka shënon gol spektakolar, Arsenali "ringjallet" dhe shkatërron Çelsin

VIDEO/ Granit Xhaka shënon gol spektakolar, Arsenali “ringjallet” dhe shkatërron Çelsin

Arsenal më në fund është rikthyer te fitorja në Premier League, pas disa javësh zhgënjyese që e kishin zhytur ekipin gjithnjë e më në fund të tabelës.

“Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-1 ndaj Chelsea, në një nga ndeshjet më të bukura për djemtë e Arteta.

Arsenal kaloi në avantazh në minutën e 34 të takimit me Laccazette. Kapiteni Xhaka duket se e kishte lënë pas kartonin e kuq dhe dyfishoi rezultatin në të 44-ën.

Në minutën e 56 ishte Saka ai që i çoi shifrat në 3-0. Për Chelsea shkurtoi rezultatin Abraham, por kaq, pasi Arsenal ishte i vendosur për të mos e humbur këtë ndeshje.

Me këtë fitore Arsenal la pas zonën e ftohtë të tabelës së Premier League duke u ngjitur në vendin e 14 me 17 pikë të grumbulluara.

Nuk ka fitues te Leicester – Manchester United

Leicester dhe Manchester United ndanë nga një pikë në sfidën e parë të “Boxing Day” në Premier League, duke i dhënë mundësinë kampionëve në fuqi të Liverpool të rrisin epërsinë në krye të renditjes, kur të luajnë të dielën kundër West Ham.

“Djatë e Kuq” kaluan në epërsi në të 23’ më Marcus Rashford, i cili shënoi nga afër pas një pasimi të bukur të Bruno Fernandes. Por 8 minuta më vonë vendasit barazuan me Harvey Barnes, i cili goditi saktë në hyrje të zonës.

Në pjesën e dytë, Fernandes shënoi golin e dytë për të tijtë, pasi gjyqtari kishte anuluar për pozicion jashtë loje një gol të Martial. Por pesë minuta nga fundi, Jamie Vardy barazoi sërish rezultatin, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim.

VIDEO/ Granit Xhaka shënon gol spektakolar, Arsenali "ringjallet"

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular