BallinaAktualitet8 viktima në 24 orët e fundit, rastet e reja me koronavirus...

8 viktima në 24 orët e fundit, rastet e reja me koronavirus në…

spot_img
spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën në Kosovë janë regjistruar 8 vdekje për shkak të COVID-19.

Në raportin ditor të IKSHPK-së, bëhet e ditur se, bazuar në 1.002 mostra të testuara nga personat e dyshuar me koronavirus, 181 kanë dalë pozitive.

Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar 407 pacientë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50.801.

Prej tyre, 1.317 pacientë kanë vdekur dhe 39.969 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 9.515.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular