Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë fshatit Qerekë. Raportohet se një mjet ka goditur për vdekje një këmbësor.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që deri më tani raportohet për një viktimë.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerekë, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.