BallinaKronikeVIDEO/Pamje të rënda nga aksidenti, viktima me shapka dhe thes me...

VIDEO/Pamje të rënda nga aksidenti, viktima me shapka dhe thes me…

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pak më parë në aksin Fushë Krujë – Tiranë në afërsi të Qerekës.

Një mjet tip Hyundai me drejtuese Marsida Topalli ka goditur për vdekje një këmbësor.

Personi ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes dhe ende nuk është identifikuar.

Viktima me shapka dhe një thes me kanoçe po ecte krah rrugës në drejtim të Fushë Krujës kur është goditur nga mjeti.

Viktimës nuk i është gjetur asnjë dokument në trup dhe po pyeten banorët e zonës mos e njohin.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular