BallinaKryesoreBasha: Ndryshimi i 25 prillit, garanci edhe për reformën në drejtësi. Qeveria...

Basha: Ndryshimi i 25 prillit, garanci edhe për reformën në drejtësi. Qeveria e re nuk do fusë duart tek drejtësia

Lulzim Basha: Pra ndryshimi politik i 25 prillit është një garanci edhe për ata që kanë investuar në reformën në drejtësi, është një garanci që do të kenë një qeveri e cila nuk është pjesë e kapjes së drejtësisë. Askush nuk mund të thotë që unë, kryetari i Partisë Demokratike, Partia Demokratike ka futur duart tek reforma në drejtësi se në fakt kontributi i vetëm që mund të bënin partitë politike për reformën në drejtësi që t’iu shërbente qytetarëve është të mos fusnin duart. Jo vetëm për drejtësinë por për çdo institucion. Fola në fillim për një politikë me fytyrë njerëzore që t’ju kthejnë institucionet qytetarëve, institucionet e para që i takojnë qytetarëve janë institucionet e drejtësisë. Në qoftë se prapë për të marrë të drejtën që të takon, të drejtën e pronës apo një të drejtë tjetër prapë para se të kalosh te gjyqtari duhet të kalosh te një politikan që e kontrollon gjyqtarin, çfarë reforme është kjo. Prandaj 25 prilli dhe ndryshimi që do të vijë me 25 prill është dhe një garanci që reforma se në një gjendje kritike të kalojë nga kjo gjendje kritike të ringjallet dhe të përparojë. Garancia e dytë sado paradoksale që mund të duket është që nesër do të kemi një drejtësi e cila nuk kontrollohet dot nga qeveria e ardhshme. Padyshim do të ketë segmente që akoma do të kontrollohen nga pushteti aktual, opozita e ardhshme. Kjo më duket cinike, por në fakt është një e vërtetë e jetës, që suksesi i shoqërive demokratike kalon përmes disa aksiomave të patjetërsueshme dhe njëra prej tyre është që qeveria, ekzekutivi dhe legjislativi mos ta kenë nën thundër drejtësinë dhe me rotacionin dhe ndryshimin e 25 prillit vjen dhe kjo garanci. Drejtësia aktuale, kështu siç është, nën kontrollin e Partisë Socialiste në një masë të madhe, pas 25 prillit askush nuk mund të akuzojë qeverinë time apo mazhorancën e re se kontrollon drejtësinë. E treta, dhe e fundit është që ne do t’i rikthehemi fuqimisht angazhimeve që kemi marrë para popullit shqiptar, para shqiptarëve por dhe para faktorit kombëtar që reformën në drejtësi ta bëjmë ashtu siç u parashikua në kushtetutë në mesnatën e 21, 22 korrikut dhe jo ashtu siç u deformua. Se kjo është e vetmja mënyrë për të pasur gjyqtarë dhe prokurorë që nuk i mbrojnë, por i ndëshkojnë politikanët e korruptuar dhe kokat e krimit të organizuar që sot kontrollojnë ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular