Çuditë nuk kanë të ndalur në këtë fushatë elektorale ku “Rilindja” po bën çdo gjë për të kapur sa më shumë vota në funksion të një mandate të tretë të Edi Ramës.
Kështu Elisa Spiropali ditën e sotme ka marrë tesërën e anetares më të re të Komitetit të Veteranëve të LANÇ.
“Kënaqësi ta pish kafen e mëngjesit me Komitetin e Veteranëve të LANÇ. Mirënjohje për kryetarin, Rustem Peçi, dhe Komitetin drejtues që më ftuan dhe më mirëpritën me një ngrohtësi të jashtëzakonshme.
Si pasardhëse luftëtari, stafetën e pranova me kënaqësi”, shkruan Spiropali në FB, por pa shpjeguar se cilët janë paraardhësit e saj që kanë luftuar.
Në fotografinë me këtë rast përveç Elisa Spiropalit shfaqet edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë Veli Myftari.