Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pak më parë në aksin Fushë Krujë – Tiranë në afërsi të Qerekës.
Një mjet tip Hyundai me drejtuese Marsida Topalli ka goditur për vdekje një këmbësor.
Personi ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes dhe ende nuk është identifikuar.
Viktima me shapka dhe një thes me kanoçe po ecte krah rrugës në drejtim të Fushë Krujës kur është goditur nga mjeti.
Viktimës nuk i është gjetur asnjë dokument në trup dhe po pyeten banorët e zonës mos e njohin.