BallinaBotaWang Yi: Kina, e gatshme të forcojë lidhjet dypalëshe me Italinë

Wang Yi: Kina, e gatshme të forcojë lidhjet dypalëshe me Italinë

spot_img
spot_img

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi vlerësoi lart të shtunën rezultatet e frytshme të bashkëpunimit kino-italian, duke thënë se Kina është e gatshme të forcojë më tej lidhjet dypalëshe me Italinë.

Gjatë një videofjalimi lidhur me një dokumentar, bashkëprodhim kino-italian për 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve, kryediplomati kinez tha se të dy palët duhet të zhvillojnë shkëmbime në bazë të respektit dhe përfitimeve të ndërsjella.

Wang vlerësoi lart angazhimin e të dy palëve për bashkëpunim gjithëpërfshirës në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë”, si dhe mbështetjen e vendosur dhe shkëmbimet e popujve të të dy vendeve, pavarësisht pandemisë së COVID-19.

Ministri i Jashtëm kinez u bëri thirrje të dy palëve që të vazhdojnë mbështetjen e ndërsjellë për çështjet që kanë lidhje me interesat thelbësorë të njëra-tjetrës, të bëjnë përpjekje të përbashkëta për nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike në epokën pas shpërthimit të pandemisë, si dhe të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm të lidhjeve kino-italiane.

Kina është e gatshme punojë bashkë me Italinë për t’i ngritur lidhjet dypalëshe në një nivel më të lartë në gjysmëshekullin e ardhshëm, u shpreh Wang.

Ai vuri në dukje gjithashtu se të dy palët duhet të ruajnë bashkërisht multilateralizmin e tregtinë e lirë, të mbështetin sistemin ndërkombëtar me OKB-në në qendër, dhe të punojnë së bashku për të përmirësuar qeverisjen globale, duke e bërë botën në një vend më të mirë për të gjithë njerëzimin. (Li Huailiang/ Artan)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular