BallinaUncategorizedKina lëshon me sukses një satelit të ri të telekomanduar

Kina lëshon me sukses një satelit të ri të telekomanduar

Të dielën, nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve në Jiuquan, Kina dërgoi me sukses në orbitën e planifikuar nëpërmjet një rakete mbartëse “Marshimi i Madh” satelitin e telekomanduar “Yaogan-33”. Gjatë këtij misioni, u lëshua edhe një satelit eksperimental i mikro-nanoteknologjisë.

Sateliti i telekomanduar “Yaogan-33” dhe sateliti eksperimental i mikro-nanoteknologjisë përdoren kryesisht në fushën e eksperimenteve shkencore, për hulumtimin e tokës dhe të burimeve, parashikimin e vëllimit të prodhimit bujqësor, parandalimin e fatkeqësive etj.

Ky është misioni i 357-të i një rakete mbartëse të serisë “Marshimi i Madh”. (Xu Guang/Artan)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular