BallinaKronikePo shkonin tek vajza, identifikohen burrë e grua që humbën jetën në...

Po shkonin tek vajza, identifikohen burrë e grua që humbën jetën në aksident. Banori tregon momentin e tmerrit

Një aksident tragjik iu mori jetën dy personave sot në Fier, pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe ra në kanale.

Burime bëjnë me dije se një banore e zonës i ka identifikuar personat që humbën jetën si Ndue dhe Pashkë Preçi, nga fshati Shtyllas, të cilët ishin duke shkuar te vajza e tyre në fshatin Qarr.

Një nga banorët e zotëm tregon se dy udhëtarët ishin gjallë para se të mbërrinte si dhe se një person me emrin Faik i ka parë që i binin xhamit të pasmë e donin të dilnin.

“Më mori në telefon një Bujar Troka këtu. Më tha hajde me sekonda se është mbytur një makinë. Ndeza zetorin dhe vij brenda 10 minutave këtu te vendi i ngjarjes. Takoj një Haki, nuk e di ca mbiemri ka. Ku është makina i thash, ka rënë brenda në ujë. Po personat ku janë, janë brenda tha ai. Në këtë unë marr papagallin e zetorit, i futem te xhami i mbrasëm, e godas dhe i nxjerr personat. I vë litarin makinës dhe e nxjerr lartë, personat ishin mbytur. Kur Hakiu ishte këtu, po shikonte që donin të dilnin nga xhami i mbrasëm dhe i binin xhamit. I thash pse s’more një gur që ta thyeje që të dilnin,”– shprehet ai për Neo Alb.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular