BallinaKryesoreAprovohet shitja e zemrës artificiale, kardio-kirurgu i njohur: Duhet të lidhet me...

Aprovohet shitja e zemrës artificiale, kardio-kirurgu i njohur: Duhet të lidhet me një burim energjie, kushton…

Ndryshime interesante kanë ndodhur në mjekësi, pasi firmës Carmat në Francë i lindi e drejta për të shitur zemrat artificiale. Një organ i tillë artificial shpëton jetën e shumë pacientëve, ndërsa aksionet e kompanisë janë rritur në mënyrë të menjëhershme.

Si ndikon një lajm i tillë në mjekësi? A është diçka pozitive që do të përkthehet dhe në shpëtimin e shumë jetëve njerëzore, apo mund të ketë dhe afekte negative në treg?

Kjo u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ku në studio ishte i ftuar kardio-kirurgu, Altin Veshti.

“Pas 27 vitesh punë kërkimore, sot kemi zemrën e parë artificiale që do të shitet në janar. Zemra ka marrë certifikatën që të përdoret. Nuk është zemra definitive, duke qenë një aparat duhet të lidhet me një burim energjie. Kjo zemër ka një anatomi, ku çdo katër orë duhet të lidhet me një burim energjie”, tha Veshti.

I pyetur a është Shqipëria gati për ta futur në punë një shpikje të tillë teknologjike dhe a kemi ne mundësi për ta blerë, Altini tha se “në vendin tonë ende nuk ka një ligj të detajuar”.

“Shqipëria është një vend që ka shumë aksidente, por ne nuk kemi një ligj të detajuar që tregon ç’është vdekja klinike dhe cerebrale. Transplanti është qershia mbi tortë në mjekësi dhe është shumë i shtrenjtë për t’u përballuar. Kur të hapet si program, duhet të hapet me një program qeveritar, jo nga dëshira e një mjeku. Zemra kushton rreth 160 mijë euro, e blen shteti”, shtoi kardio-kirurgu.

Ky i fundit sqaroi se një person që ka marrë zemrën artificiale, është në listën për të marrë një zemër origjinale në të ardhmen.

“Unë kam qëndruar në Padova dhe vetë personalisht kam hequr 22 zemra dhe kam udhëtuar me helikopter për t’i transportuar në spitalin ku punoja. Kam qenë mjek roje në Padova kur atje u bë transplanti i parë i zemrës artificiale, pacienti fliste dhe në monitor nuk kishte rrahje zemre, pasi nuk është si ajo origjinale”, tha mjeku.

Veshti tha se pacienti që ka jetuar më pak me një zemër artificiale ka qenë 75 ditë, ndërsa më gjatë ka qenë një pacient në Londër, 7 vite.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular