BallinaBotaAstronomët zbulojnë 591 yje me shpejtësi të lartë

Astronomët zbulojnë 591 yje me shpejtësi të lartë

Një ekip hulumtues kinez ka zbuluar 591 yje me shpejtësi të lartë bazuar në të dhënat e mbledhura nga Teleskopi Spektroskopik dhe sateliti Gaia i Agjencisë Evropiane të Hapësirës.
Yjet me shpejtësi të lartë janë yje që lëvizin, në mënyrë të pazakontë, me një shpejtësi shumë të lartë krahasuar me yjet e tjerë, dhe që mund të lënë galaktikën e tyre në një moment, shkruan “Xinhua”.
Li Yinbi, kreu i hulumtimit, tha se zbulimi i ri dyfishoi numrin e përgjithshëm të yjeve të njohur me shpejtësi të lartë.
Në përgjithësi, më shumë se 550 yje me shpejtësi të lartë ishin zbuluar qëkur i pari prej tyre u identifikua në vitin 2005.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular