BallinaAktualitetParalajmërimi i OBSH-së: Pandemia e Covid-19 nuk është më e madhja, të...

Paralajmërimi i OBSH-së: Pandemia e Covid-19 nuk është më e madhja, të mësojmë të jetojmë me virusin

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se pandemia e koronavirusit vërtetë ka qenë e rëndë, por ajo nuk është më e madhja që ka njohur historia, duke theksuar fort se bota duhet të mësohet të jetojë me Covid-19.

“Fati” i virusit do të bëhet endemik, edhe kur vaksinat të fillojnë të përhapen në SHBA apo Britaninë e Madhe, thotë profesor David Heymann, kryetar i grupit këshillues strategjik dhe teknik i OBSH-së për rreziqet infektive.

“Bota ka shpresuar për imunitetin e tufave, pasi mendohet se transmetimi do të zvogëlohej disi nëse mjaft persona do jenë imunë”, tha ai në konferencë përmbyllese për mediat për vitin 2020.

Por Heymann, i cili është gjithashtu një epidemiolog në “London School of Hygiene and Tropical Medicine” tha se koncepti i imunitetit të tufës ishte keqkuptuar.

“Duket se fati i SARS-CoV-2 [Covid-19] është të bëhet endemik, ashtu si edhe katër koronavirusë të tjerë njerëzorë. Për fat të mirë, ne kemi mjete për të shpëtuar jetë dhe këto në kombinim me shëndetin publik do të na lejojnë të mësojmë të jetojmë me Covid-19”, shtoi ai.

Shefi i programit të emergjencave të OBSH-së, Dr Mark Ryan, tha: “Skenari i mundshëm është që virusi të bëhet një tjetër virus endemik që do të mbetet disi një kërcënim, por një kërcënim i një niveli shumë të ulët, pas programit efektiv global të vaksinimit”.

“Mbetet për t’u parë se si do të shkojë procesi i vaksinimit dhe sa afër nivelit që mund të na japë mundësinë e eliminimit të tij mund të shkojmë. Ekzistenca e një vaksinë, edhe shumë efikase, nuk është një garanci për eliminimin apo çrrënjosjen e një sëmundjeje infektive”.

Ndaj sipas tij, qëllimi i parë i vaksinës është të shpëtojë jetë dhe të mbrojë njerëzit më vulnerabël. Ajo që ekspertët e OBSH-së përsërisin, është se edhe me vaksinën, e rëndësishme është që të respektohen masat e shëndetit publik, si distancimi social dhe maska mbrojtëse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular