BallinaBotaVeprime konkrete në hapjen ndaj botës

Veprime konkrete në hapjen ndaj botës

spot_img
spot_img

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian tha në nje  konferencë shtypi  se  ne nje periudhe 5 vjecare u arrit vlera mbi 690 miliardë dollarë amerikanë ne investimet e huaja.  Parashikohet se në vitin 2020 përdorimi real i investimeve të huaja nga Kina do t’i kalojë 140 miliardë dollarët, duke shënuar rekord të ri historik.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian tha:
“ Këto shifra tregojnë me forcë se përfitimet e sjella nga vazhdimi i zgjerimit të hapjes së Kinës ndaj botës së jashtme po shpejtohen dhe efektet janë të dukshme. Si në të kaluarën, tani apo në të ardhmen, Kina ka qenë dhe do të jetë gjithmonë mjedisi më tërheqës për investitorët. Sipas organit përkatës administrativ, nga viti 2017 e deri sivjet, për katër vjet me radhë, Kina ka shkurtuar listën negative të hyrjes së investimeve të huaja dhe shkalla e kufizimit është pakësuar më tej. Sektorët e ndryshëm, si prodhimi, energjia dhe burimet, infrastruktura, bujqësia dhe financat, janë hapur më tepër ndaj kapitaleve të huaja.
Zhao Lijian-i theksoi se aktualisht Kina po shpejton formimin e një modeli të ri zhvillimi. Ndërmarrjet me kapitale të huaja janë subjekte të rëndësishme përbërëse të qarkullimit të brendshëm ekonomik të Kinës, si edhe pjesë të rëndësishme të qarkullimit të jashtëm. Pala kineze mirëpret më shumë ndërmarrje me kapitaleve të huaja të kapin rastin e zgjerimit të hapjes .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular