Ish-ministri Besnik Mustafaj, i ftuar në “ABC” ka komentuar ndryshimet e bëra një ditë më parë në qeverinë Rama.
Mustafaj në fjalën e tij është shprehur se nuk është se pret ndonjë risi nga emrat e rinj, sipas tij ai që ka sjellë seriozitetin është vetëm Peleshi.
“Kjo është një tentativë për makiazh pasi unë dëgjova se këto ndryshime sprovojnë qeverinë po si mund të sprovojë Xhaçka një ministri kur është e treta ministri që ajo është ndryshuar. Peleshi do i kthej pak seriozitet qeverisë që e kishte humbur tashmë. Nuk kam vënë re asnjë kritikë për Peleshin as kur e hoqën si ministër, përmes tij ka dhe një reflektim që PS-ja në Korçë ka një rënie të PS-së ndërsa rikthimi i tij është për tu futur sërish në vëmendje një person me influencë si Peleshi”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Mustafaj ka analizuar dhe procesin elektoral dhe përgatitjet e partive politike për zgjedhjet e 25 prillit, ku ka theksuar se deri më tani partitë duhet të kishin bërë të mundur përcaktimin e koalicioneve.
Gjithashtu ai është shprehur se e rëndësishme për opozitën është që duhet të ketë bërë një analizë të thelluar të opinionit publik.
“Bujar Leskaj në Vlorë nuk me surprizon një emër i tillë është një zgjedhje e mirë. Unë besoj se duhej të ishin bërë disa gjera deri më tani. Duhet të ishin përcaktuar koalicionet e opozitës, një gjë e tillë duhet të ishte bërë që në nëntor nëse do të dalë me dy koalicione apo jo, pjesa tjetër është për përcaktimin e kalendarit politik të çdo partie. Baza demokrate nuk do të shkojë kundër një liste të miratuar. Unë kam frikë se deri më tani nuk është studiuar siç duhet opinioni publik, për të dalë me një apo me dy lista. Kam përshtypjen se LSI-ja e ka bërë dhe nëse e ka bërë një gjë të tillë zërë se është një veprim që është bërë nga të dy partitë”, ka thënë Mustafaj./ Abc