BallinaKronikeDy aksidente brenda pak minutave në Tiranë, drejtuesit largohen dhe lënë të...

Dy aksidente brenda pak minutave në Tiranë, drejtuesit largohen dhe lënë të plagosurit në rrugë

Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutave në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Në aksidentin e parë, që ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ishte një mjet tip “Foristrad”, që ka aksidentuar shtetasin A. D., 55 vjeç, si dhe është larguar nga vëndngjarja. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vëndgjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Informacione paraprake

Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, një mjet tip “Foristrad”, ka aksidentuar duke u larguar nga vëndngjarja shtetasin A. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vëndgjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorve dhe gjetjen e mjeteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular