BallinaBotaCMG-ja shpall 10 lajmet kryesore të shkencës dhe teknologjisë nga Kina e...

CMG-ja shpall 10 lajmet kryesore të shkencës dhe teknologjisë nga Kina e bota për vitin 2020

Dhjetë lajmet kryesore të shkencës dhe teknologjisë nga Kina janë si më poshtë:

1. Përfundimi i plotë i krijimit të Sistemit të Lundrimit Satelitor “Beidou” të Kinës.

2. Sonda e parë kineze e Marsit “Tianwen-1” u nis me sukses.

3. Ekipi hulumtues i paleontologjisë së vertebrorëve dhe i paleoantropologjisë i Akademisë së Shkencave të Kinës përdori teknologjinë e ADN-së për kërkime lidhur me migrimin e njerëzve parahistorikë në territorin e sotëm të Kinës dhe origjinën e grupeve etnike, duke pasur arritje të rëndësisme.

4. Sonda “Chang’e-5” përfundoi me sukses misionin e mbledhjes së mostrave hënore dhe u kthye në Tokë.

5. Mjeti zhytës kinez “Fendouzhe” (“Luftëtari”) u zhyt me sukses në një thellësi prej 10909 metrash nën det.

6. Ekipi kinez i kërkimit shkencor ndërtoi me sukses prototipin e informatikës kuantike “Nëntë kapitujt”.

7. Ekipi nga Instituti i Zoologjisë i Akademisë së Shkencave e Kinës zbuloi feromonin që i bën karkalecat të mblidhen, duke zbuluar këtu shkakun e krijimit të tufave të karkalecave, të cilat shkaktojnë dëme.

8. Njësia 5 e centralit bërthamor “Fuqing” në Kinë, e cila përdor teknologjinë “Hualong Një”, u lidh me sukses me rrjetin e prodhimit të energjisë.

9. Sistemi operativ “Galaxy Kylin V10” i Kinës bëri një përparim të madh.

10. Ekipi kinez i rilevimit dhe hartografisë përdori teknologji të re për të përcaktuar me saktësi se lartësia e re e “majës së botës”, Xhomolungma, është 8848.86 metra.

Dhjetë lajmet më të rëndësishme të shkencës dhe teknologjisë nga bota janë:

1. Ekipet shumëkombëshe të kërkimit shkencor filluan me urgjencë krijimin e një vaksine të re të koronavirusit.

2. Ekipet kërkimore shkencore kineze dhe të huaja kanë konfirmuar për herë të parë se pulsarët janë një nga shkaktarët e të ashtuquajturave “radiovalë të shpejta” që vijnë nga jashtë galaksisë së Rrugës së Qumështit.

3. Ekipi amerikan i kërkimit shkencor realizoi për herë të parë superpërcjellshmërinë në temperaturë dhome.

4. Sonda “Chang’e-5” përfundoi me sukses misionin e mbledhjes së mostrave hënore dhe u kthye në Tokë.

5. Në vitin 2020, Projekti Botëror i Studimit të Klimës përcaktoi se rrezja e së ashtuquajturës “ndjeshmëri klimatike” (që mat lidhjen ndërmjet lëshimit të gazit serrë dhe rritjes së temperaturës) është ndërmjet 2.6 dhe 3.9 gradë Celsius, dhe parashikon që ky prag do të arrihet në vitin 2060, duke dhënë edhe një herë alarmin për ngrohjen e klimës.

6. Tre sondat e Marsit: “Shpresa” e Emirateve të Bashkuara Arabe, “Tianwen-1” e Kinës dhe “Perseverance” e ShBA-së, u lëshuan me sukses.

7. Korporata e Teknologjive të Hulumtimit Hapësinor (“SpaceX”) e ShBA-së realizoi fluturimin e saj të parë komercial me njerëz në hapësirë.

8. Ekipi kinez i kërkimit shkencor përdori teknologjinë e “redaktimit të gjeneve” për të mjekuar me sukses për herë të parë sëmundjet e trashëguara të gjakut.

9. Sonda japoneze “Hayabusa 2” zbarkoi në asteroid dhe mblodhi mostra aty, duke nisur udhëtimin e kthimit në Tokë.

10. Ekipi kinez i kërkimit shkencor krijoi atlasin e parë të qelizave njerëzore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular