BallinaAktualitetDenoncoi keqmenaxhimin e pandemisë/Shkarkohet mjeku Ilir Allkja

Denoncoi keqmenaxhimin e pandemisë/Shkarkohet mjeku Ilir Allkja

spot_img
spot_img

Pas paralajmërimeve të shumta dhe presioneve për të mbyllur gojën dhe të mos shkruante dhe fliste në media e në rrjetet sociale, mjeku i urgjencës, Ilir Allkja, është pushuar nga puna në urgjencën e QSUT pas 24 viteve shërbim.

Lajmin dhe urdhërin e pushimit nga puna e ka nxjerrë fillimisht gazetari Bledi Koka në faqen e tij në FB.

“Armiku i Popullit, Ilir Allkja!

Nën moton “më mirë djepi bosh, se shejtani brenda”, Rilindja ka pushuar sot nga puna mjekun e urgjencës, Ilir Allkja, me akuzën e rëndë se ka “folur”. D.m.th pas 9 mujash e kusur për Ilirin dhe kolegët e tij që janë realisht në vijën e parë të zjarrit në betejën me COVID në shërbimin e urgjencës, falenderimi për orët e gjata në punë, mirënjohja për sakrificën sublime të mjekëve si Iliri, dhe medalja për angazhimin e tyre në Pandemi është largimi nga puna për disa statuse në Facebook.

Sepse Armiku i Popullit Ilir Allkja ka bërë të kundërtën që shumë kolegë të tij të nënshtruar, kanë bërë. Ai akuzohet se nuk ka dalë të lëvdoj shëndetësinë në ERTV; është kapur në flagrancë duke bërë statuse kritike në Facebook dhe nuk ka bërë ‘share’ videot propagandistike të Manastirliut dhe Edi Ramës. Raportohet gjithashtu, se nuk ishte pjesë e trupës shëndetësore që kërcyen si majmuna cirku në ballkakonet e Infektivit, kur Rilindja çoi aty ahengun e TKOB-it në ditën që kishte vdekur mjeku Drini Dobi!

Për të gjitha këto krimë kundër popullit dhe pushtetit popullor, mjeku agjitator Ilir Allkja, shkarkohet nga detyra si një shembull dhe paralajmërim për të gjitha ata që thyejnë vijën e Partisë. 

P.s…d.m.th ne sot humbëm Ilirin si mjek, por ama kemi Skënder Bratajn si asgjëbërës!”, shkruan Koka, duke e shoqëruar shënimin edhe me foto të urdhërit të pushimit.

Pak ditë më parë mjeku Allkja i kishte kërkuar publikisht drejtorit të përgjithshëm të QSUT, Enkeleid Joti, dorëheqjen për paafësi dhe keqmenaxhim të këtij institucioni shëndetësor jetik.

ImageImage

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular