Biznesmeni Arjan Fesko ndërroi jetë në aksident mbrëmjen e djeshme në afërsi të Rrogozhinës.
Mësohet se vetëm disa muaj më parë, Arjan Fresko ka humbur të vëllain, Arbër Fesko. Arjan Fresko ishte biznesmen në fushën e transportit.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (29 dhjetor) në Rrogozhinë në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” ku humbi jetën drejtuesi i mjetit.
Ngjarja ndodhi në orën 23:20 ku mjeti me drejtuesin Arjan Fesko, 46 vjeç doli nga rruga e për pasojë ndërroi jetë.
“Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç”, njoftoi policia.