BallinaAktualitetFOTO/24-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në SHBA. Daja zbulon premtimin që ka bërë...

FOTO/24-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në SHBA. Daja zbulon premtimin që ka bërë e motra: Për shpirtin…

spot_img
spot_img

Notari i njohur, Klavio Meca, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak në SHBA, aty ku ishte diplomuar dhe jetonte prej vitesh.

Klavio jetonte i vetëm në një shtëpi me qira dhe prej pak kohësh punonte e ndërtimin e paneleve diellore. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpikë Kombëtar Shqiptar.

Meca kishte arritur suksese të shumta në sportin e notit duke veçuar atë në Budapest të Hungarisë ku kishte thyer rekordin kombëtar në 400 metra stil të lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ai gjithashtu ishte i njohur për sjelljen e tij shembullore dhe disiplinën sportive

24-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në SHBA/ Daja zbulon

“In Memoriam” për kampionin e notit Klavio Meca ishte sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku të ftuar ishin tezja dhe daja i tij.

Daja Besard Vrapi u shpreh se telefonata e fundit me të ka qenë për Krishtlindje. Ai tha se Klavio ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kishte pak kohë që kishte nisur edhe punë.

“Por si pasojë e pandemisë, ishte në shtëpi. I festoi edhe Krishtlindjet dhe pastaj iku. Ishte gjithmonë pozitiv. Nuk ishe nipi, por shoku im. Nuk ka patur ndonjë gjë, sëmundje”, tha daja.

24-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në SHBA/ Daja zbulon

Ky i fundit tregoi se motra e 24-vjeçarit merret po me not dhe ka bërë një premtim tani që Klavio nuk jeton më.

Motra e të ndjerit ka premtuar se “për shpirtin e vëllait të saj do të bëhet kampione bote”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular