BallinaUncategorizedFOTO/Dha bukë falas për njerëzit e prekur nga tërmeti, shqiptari në Kroaci:...

FOTO/Dha bukë falas për njerëzit e prekur nga tërmeti, shqiptari në Kroaci: Edhe tani po dridhet toka, situatë tmerruese

Teksa Kroacia u trondit ditën e djeshme nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale, të shumtë janë personat që janë solidarizuar, duke ofruar ndihmën e tyre.

Mes personave që nuk kanë kursyer ndihmën e tyre është edhe një shqiptar nga Hasi, i quajtur Alban Morina, i cili ka shpërndarë bukë për njerëzit e prekur nga tërmeti.

Dha bukë falas për njerëzit e prekur nga tërmeti, shqiptari

Morina ka publikuar foto në “Facebook” dhe ka shkruar : “E di që nuk është koha e postimeve, por duhet, kush nuk ka bukë le të dalë në shesh. Kush nuk ka ushqim për sonte dhe nesër, në shesh”.

Alban Morina, pronari i një furre në zonat e prekura, Petrinja, ka filluar të shpërndajë bukë për të pastrehët me qëllim përballimin e situatës.

Ditën e sotme, Morina ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se ka qenë një “situatë tmerruese, por ja dolëm meqenëse jemi gjallë e shëndosh”.

Dha bukë falas për njerëzit e prekur nga tërmeti, shqiptari

“Edhe tani që po flas me ju po më dridhet toka. Duket apokaliptik, nuk mund a imagjinoni. Unë kam që prej vitit 1997 që jetoj këtu. Fillimisht është njerëzore. Kur nisi tërmeti i madh, dolëm nga shtëpia dhe pashë se çfarë po ndodhte. Ishte brenda së bashku me familjen, në sekondat e fundit kemi dalë. Ishte tërmet 40 sekonda. Shtëpia ime nuk është prishur, është konstruksion i ri dhe i fortë. Por për rreth gjendja është katastrofale. Rreth 60 për qind e qytetit janë të pastrehë. Është qytet astro-hungarez me ndërtesa të vjetra. Sikur të ne që janë të stilit “osman”, tha Morina.

Dha bukë falas për njerëzit e prekur nga tërmeti, shqiptari

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular