BallinaKryesoreHumbi rreth 100 mijë ndjekës në më pak se një orë, ja...

Humbi rreth 100 mijë ndjekës në më pak se një orë, ja çfarë veprimi bëri Billie Eilish që “i kushtoi shtrenjtë”

Duket se sfida virale në Instagram “Show me a picture of” i ka kushtuar shumë këngëtares me famë botërore Billie Eilish, shkruan “Billboard”.

Kur një fanse i kërkoi fitueses së 10 Grammy-ve të ndante një foto të “një vizatimi për të cilin ajo ishte me të vërtetë krenar”, ajo ndau një foto nga fletorja e saj, ku kishte vizatuar gjokse, të pasme dhe disa gjarpërinj.

Në mbishkrim, 19-vjeçarja shkroi:

Ndoshta mua më pëlqejnë shumë gjokset!”.

Dhe ndërsa vetë Billie-t iu duk ky veprim për të qeshur, mijëra ndjekësve të saj jo. Në fakt, më pak se një orë më vonë një përdorues i “Twitter” vuri re se ylli në të vërtetë humbi rreth 100,000 ndjekës: nga 73 milion në 72.9 milion.

Megjithatë, as vetë Billie nuk qëndroi në heshtje ndaj kësaj, duke postuar një status të një fansi në Instastory e duke vijuar me shaka.

Megjithatë, as vetë Billie nuk qëndroi në heshtje ndaj kësaj, duke postuar një status të një fansi në Instastory e duke vijuar me shaka.

Kjo nuk është hera e parë që artistja u tërheq vëmendje ndjekësve të saj. Vetëm javën e kaluar, ajo paralajmëroi fansat që të ndalonin së talluri me “highlights” e saj ngjyrë neon tek flokët, përndryshe ajo nuk do të publikonte albumin e saj të ardhshëm.

Unë kam një histori argëtuese për të treguar, por së pari djema, ndaloni së talluri me mua,”- tha ylli. “O zot. Unë jam duke bërë një album dhe nuk do e lançoj nëse vazhdoni të talleni me flokët e mi. Mjaft!

LOS ANGELES – MARCH 14: Singer Billie Eilish arrives for the 2019 iHeartRadio Music Awards on March 14, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Glenn Francis/Pacific Pro Digital Photography)

Billie shpjegoi edhe arsyen pse po i qëndron besnike stilit të saj të çuditshëm dhe të veçantë:

Do ndryshoj pasi të dalë dokumentari. Do të jetë fundi i një epoke. Do t’ju jap një epokë të re,”- zbuloi ajo. “Unë kam një njoftim për të bërë. Kam disa të reja për të dhënë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular