Covid-19 i ka marrë jetën në moshën 64-vjeçare, drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi.
Hallaçi, biolog dhe ambientalistit i njohur në rang kombëtar dhe ndërkombëtar dhe zbulues i “Tulipanit Shqiptar” ndryshe “Tulipani i Kukësit”. Ai prej dy javësh ishte i shtrua tek “Shefqet Ndroqi” aty ku dhe po merrte trajtim për virusin.
Lajmin e kanë bërë me dije miqtë e tij në mediat sociale, ku ndër të tjera shkruajnë se ai ishte një njeri fisnik familjar model, biolog, ambientalist, studiues i pasionuar, fotograf, njeri që si rrallëkush e njihte florën e faunën e verilindjes.
“Humbëm botanistin e njohur ndërkombëtar Dr.Besnik Hallaçin, Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Kukës, një nga zbuluesit e tulipanit shqiptar, Tulipa Albanica dhe Epimeda e Alpeve. Po jo vetëm kaq Hallaçi u përpoq duke botuar një sërë shkrimesh shkencore derisa këto bimë morën çertifikimin ndërkombëtar dhe të tjera prisnin rradhën e publikimit nga aparati i tij fotografik dhe studimet e tij shkencore. U prefsh në paqe kolegu dhe miku ynë! Ngushëllime familjes!”, shkruan në një postim Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.
“I tmerrshëm lajmi që nga ky virus i mallkuar na paska lënë vëllau jonë, Botanisti, Besnik Hallaci/ Drejtor i ADZM në Kukës. I pabesueshëm ky lajm për ikjën tënde të parakoshme Besnik. Në çdo iniciativë ishte aty me ne, për të na ndihmuar aty ku kërkohej ndihma e tij. Mungesa jote do të thotë shume per Oganizatën tonë vëlla, do të na mungosh shumë i dashur Besnik. Zoti të mëshiroftë. Në emër të Organizatës ëildlife Albanian Photographers i shprehim ngushëllime familjarëve, miqëve dhe gjithë atyre që e njohën Besnikun”, thuhet në një postim tjetër.