Një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Korçë ka ndërruar jetë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, ndërsa trupi i viktimës është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës.
Gjithashtu bëhet e ditur se ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor, shkruan “balkanweb”.
Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.