BallinaKronikeGjendet i vdekur në rrugë punonjësi i Shërbimeve Publike në Korçë, dyshimet...

Gjendet i vdekur në rrugë punonjësi i Shërbimeve Publike në Korçë, dyshimet e para të policisë

Një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Korçë ka ndërruar jetë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, ndërsa trupi i viktimës është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës.

Gjithashtu bëhet e ditur se ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor, shkruan “balkanweb”.

Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular