BallinaAktualitetViti zgjedhor, Paloka: Nëse Rama ndërhyn te kutitë e votimit apo përdor...

Viti zgjedhor, Paloka: Nëse Rama ndërhyn te kutitë e votimit apo përdor policinë, protesta për Klodian Rashën do ti duket balet klasik

Rruga drejt 25 prillit nuk është e lehtë. Partisë Demokratike i duhet të bindë qytetrët se tashmë është ajo alternativa për të qeverisur, ndërsa përballë ka një mazhorancë të fortë që gëzon thujase të gjitha pushtetet nga forca e kartonit në Kuvend deri tek 100 përqind të pushtetit vendor.

Por nënkryetari demokrat, Edi Paloka, thotë se tashmë shqiptarët e kanë kuptuar se PS nuk ka qeverisur po ka pushtetuar. Ky është  shkaku, thotë ai, se Edi Rama, tashmë urrehet.

Paloka: Kjo ka bërë që sot 80 përqind e shqiptarëve të jenë të revoltuar me këtë qeveri. Nuk di ta them sa rol ka luajtur opozita. Fakti që sot mbi 80 perqind e urrejnë qeverinë është meritë e opozitës por edhe e pislliqëve që ka bërë në 8 vite kjo qeveri. Sot jemi para faktit që shqiptarët duan largimin e Ramës.

Nga ana tjetër demokratët thonë se qeveria nuk ka vullnet për zgjedhje të lira. Këtë gjë Oerd Bylykbashi e sheh te ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Bylykbashi: Ndryshimet e njëanshme janë për një qëllim të vetëm. Politikisht është përpjekje për të zvogëluar humbjen e Ramës. Ndryshoi koalicionet, kur të gjithë ishin dakord me formulën. Rama kur e kuptoi se është vetëm e ndryshoi për të fragmentuar votën e opozitës. Por opozita është duke parë optimizimin në maksimum të strategjive, që Rama të largohet nga pushteti.

Nënkryetari demokrat shkon më tej, duke akuzuar se Rama po aktivizon bandat dhe paratë e pista për të blerë votat.

Paloka: Jam i sigurt që Rama do të bëjë të  gjitha tentativat për të manipuluar. Rama ka filluar që tani. Ka ndryshuar kodin pa konsensus, ndërkohë që loja kishte filluar. Nuk kemi hyrë zyrtarisht në fushatë elektorale, por praktikisht jemi në garë . Loja ka filluar dhe ai i ndryshoi rregullat.  Të gjitha këto por edhe banditët, kriminelët, paratë e pista, fakti që edhe këtë vit është shtuar kultivimi i kanabisit  dhe trafiku i dorgës, fakti që elementët kriminal të lidhur me deputetët dhe pushtetarët po tregojne se Rama do ti vërë në shërbim të manipulimit të zgjedhjeve.

Këtë nuk e vë në dyshim askush. Por nuk do të thotë aspak se Rama ka shanse ti marrë zgjedhjet. Rama kurrë nuk ka fituar pa manipulime, as brenda partisë së tij. Edhe në 2017 përdori çdo element për manipulim dhe këtë e kemi edhe në dosje që janë në gjykata apo që janë denoncuar nga mediat ndërkombëtare. 2017 ja doli për shumë arsye, ti marrë zgjedhjet, por edhe në atë kohë nëse opozita do ishte në kushtet që është sot nuk kishte aritmetikë të vinte në pushtet.

Përpjekjen e tij, ai e cilëson të kotë, por një paralajmërim të fortë e ka:

Paloka: Në kushtet e sotme kur çdo gjë është agravuar, kur revolta e njerëzve ka arritur në maksimum, nuk ka shanse pavarësisht çdo tentative, të gdhihet fitimtar. Nëse ai do të guxojë të marrë hapa ekstrem, e kur them hapa ekstrem, të guxojë të marrë kutite e ti çojë në Surrel. Nëqoftëse do të luajë mendsh të fusë policinë, atëherë ka rrugë tjetër. Dalin hujt, revolta e të rinjve para pak ditësh do ti duket Ramës balet klasik. Nëqoftëse i shkon në mend të manipuloje vullnetin e 80 përqind të shqiptarëve  fundin do ta llogarisë vetë.

Fitoren demokratët nuk e diskutojnë. Por ajo që ata proklamojnë është se nuk kërkojnë thjesht rrotacion pushteti.

Në gjykimin e tyre duhet një ndryshim rrënjësor në menyrën qeverisëse për ti dhënë vendit shpresë dhe zhvillim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular