BallinaKronikeVrau dy motrat me breshëri kallashnikovi, Gjykata jep masën për Përparim Ademin

Vrau dy motrat me breshëri kallashnikovi, Gjykata jep masën për Përparim Ademin

Gjykata ka dhënë ‘arrest me burg’ për Përparim Ademin i cili më 31 dhjetor në Tiranë vrau bashkjetuesen dhe motrën e saj.

Ai akuzohet për ‘vrasje për shkak të marrdhënjeve familjare’.

Para gjykatës 59 vjeçari ka pranuar vrasjen, ndërsa avokati i tij është shprehur se ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Shëndeti i tij nuk është i mirë kaq mund të them, në vazhdimësi do shikojmë sesi do të ecë cështja,” tha avokati.Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur më 31 dhjetor në Astir në Tiranë, ku 59 vjeçari Përparim Ademi vrau bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj me kallashnikov. Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Në fillim u raportua se qëlloi për vdekje mbi 2 motrat për shkak se njëra prej tyre që ishte edhe e dashura e tij nuk pranonte që të vazhdonte lidhjen, por vetë autori në policia ka thënë se e ka bërë për arsye xhelozie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular