BallinaKronikeAksident me pasojë vdekjen/ “Benzi” del nga rruga dhe përfundon në një...

Aksident me pasojë vdekjen/ “Benzi” del nga rruga dhe përfundon në një biznes

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen. Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit.

Bëhet e ditur se një automjet tip “Benz” ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të saj. Për pasojë njëri nga personat që ndodhej në makinë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

Lezhë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular