Mbrëmë rreth orës 21:00 në Pejë janë plagosur tre persona nga një familje. I dyshuari kryesor është Melos Gërvall, i arrestuar dhe organet kanë nisur hetimin. Sipas IndeksOnline, të plagosurit janë babai, djali dhe nipi: Shaban Dobra, Fisnik Dobra, Andi Dobra.
Lidhur me rastin në fjalë, detaje të reja sot kanë dhënë nga policia e Kosovës. ”Vrasje në tentativë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, Pejë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka shtënë me arme zjarri ne drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë.
Si pasojë, viktimat kane pësuar lëndime trupor ku fillimisht janë dërguar ne Spitalin e Pejës e me pas dy prej tyre janë transportuar ne QKUK-Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar shtate gëzhoja. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.”