BallinaKronikeTelefonata që solli tragjedinë/I riu që vrau kunatin kishte ardhur nga Italia,...

Telefonata që solli tragjedinë/I riu që vrau kunatin kishte ardhur nga Italia, si ndodhi krimi pas festës për apartamentin e ri

Është zbardhur plotësisht dinamika e krimit që tronditi Tiranën, pak pas mbërritjes së vitit 2021, ku një i ri vrau kunatin e tij me th

Autori i ngjarjes, 34-vjeçari Klajdi Shundi kishte ftuar motrën e tij bashkë me kunatin që të kalonin ndërrimin e viteve së bashku, për të festuar edhe blerjen e apartamentit.

Por gjatë festimeve mes kunatit të tij dhe motrës së Klajdit ka nisur një debat. Shundi ka ndërhyrë duke i kërkuar të mos zihen në shtëpinë e tij pasi janë mbledhur për festë.

Gjithçka ka shkuar mirë deri rreth orës 03:00 të mëngjesit ku para ngjarjes të gjithë kanë bërë një foto së bashku për kujtim. Ky kujtim i bukur do të përmbysej në pak sekonda më pas, duke u kthyer në tragjedi. Kur Lavdi Zvezhda do largohej me gruan e dy vajzat ai është konfliktuar sërish me të shoqen, Silvën. Mbesa e madhe ka telefonuar dajën, Klajdin duke i thënë “daja mami e babi po zihen, eja të lutem“. Kur Klajdi Shundi ka dalë tek shkallët e pallatit ka patur në dorë një thikë dhe ka parë kunatin duke u zënë me të motrën.

Kaq ka mjaftuar dhe ai ka goditur Lavdi Zvezhdën me thikë e për pasojë i ka shkaktuar plagosje të rëndë. Zvezhda është dërguar në spital por pa mundur t’i mbijetojë plagëve e për pasojë ka ndërruar jetë.

Shundi kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia dhe në Shqipëri po riniste jetën duke marrë dhe një apartament ku festoi para tragjedisë me motrën, kunatin dhe dy mbesat.

Para gjyqtarit Ardian Kaliaj, 31-vjeçari Shundi ka deklaruar se ndihet i penduar për krimin por ai nuk kujton asgjë se si ka goditur kunatin pasi ka qenë në gjendje të dehur.

“Nuk më kujtohet asgjë, se mbaj mend se si ka ndodhur ngjarja.  Me Vladimirin kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Ishim të dy të dehur”, mësohet se ka thënë para gjyqtarit Ardian Kalia, 34 vjeçari Klajdi Shundi, gjatë seancës për caktim të masës së sigurisë.

Telefonata që solli tragjedinë/ I riu që vrau kunatin kishte

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular