BallinaKryesoreDrejtuesi politik i PD, Helidon Bushati: Shkodra 8 vite përballë harresës dhe...

Drejtuesi politik i PD, Helidon Bushati: Shkodra 8 vite përballë harresës dhe indiferencës qeveritare

Nga Helidon Bushati

Arroganca, diskriminimi dhe kriminalizimi, kanë qenë objektiv i qeverisë, në këto 8 vite, ashtu sikurse çdo bashki e djathtë edhe Shkodra nuk i ka shpëtuar urrejtjes së “Rilindasit Rama”.
Diskriminimi dhe tallja me shkodranët është në dritën e diellit.
Asnjë investim, asnjë projekt i mbështetur.
I vetmi projekt, për këtë vend ka qenë tentativa për të promovuar në sektor kyçë kriminelë dhe hajdutë.
Në 8 -vite janë më shumë se 11 projekte ambicioze dhe transformuese që as nuk është denjuar të studiohen nga ana e qeverisë e jo më të financohen dhe konkretizohen për këtë bashki, duke i lënë qytetarët në mëshirë të fatit dhe vetëm në forcën e atyre të ardhurave që gjeneron pushteti vendor.
Sot ka ardhur koha që Ne të bashkohemi, të largojmë të keqen që e ka emrin Edi Rama, t’i japim vendit një alternativë, për punësim, dinjitet dhe mirëqenie.
Është koha t’i hapim rrugë një vizioni të ri transformues për Ne dhe për brezat e ardhshëm.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular