BallinaKronikeVIDEO/Po ktheheshin nga festimi në juglindje, dalin pamjet nga aksidenti me 7...

VIDEO/Po ktheheshin nga festimi në juglindje, dalin pamjet nga aksidenti me 7 të plagosur në Elbasan

Shtatë persona mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme, si pasojë  enjë aksidenti të rëndë që u regjistrua në aksin Elbasan Metalurgji.

Në aksident u përfshinë një mjet tip furgon dhe një makinë  tip Volkswagen, ndërsa sikurse duket nga pamjet e publikuara nga “Panorama”, automjeti është shkatërruar tërësisht nga përplasja.

Në furgon udhëtonin disa qytetarë, të cilët po ktheheshin nga një guidë në juglindje të vendit, me rastin e festës së ndërrimit të viteve.

Personat që ishin në makinën tip Volkswagen u bllokuan brenda kabinës për shkak të copëtimit të makinës, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për t’i nxjerrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular