Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kombinatit, ku një grua i ka prerë rrugën një motori, duke shkaktuar edhe përplasjen.
Fatmirësisht personat e plagosur, gruaja dhe drejtuesi i motorit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.